Përvjetor në burg, Ronaldinjo feston i trishtuar pas hekurave në Paraguaj

Ronaldinjo është prapa hekurave prej datës gjashtë mars, teksa është ndaluar në Paraguaj pasi hyri në këtë vend me një pasaportë false. Tashmë, kur kanë kaluar dy javë nga arrestimi, ish-futbollisti i Barcelonës i duhet të presë vendimin e gjykatës për të mësuar fatin e tij.

Por, ndërkohë i është dashur që në ditën e sotme të festojë datëlindjen në burg mes gardianëve dhe bashkëvuajtësve. Braziliani ka mbushur 40-vjeç, e ndoshta këtë përvjetor do ta kishte imagjinuar krejtësisht ndryshe, me festat që në vendlindjen e tij kanë një atmosferë të nxehtë.

Por, Ronaldinjo nuk ka pasur mundësi tjetër veçse të frynte qirinjtë në qeli, dhe me siguri duke dëshiruar një liri sa më të shpejtë për t’iu rikthyer sërish normalitetit. /VipSport.al/