Përplasja mes shtetit italian dhe Ligës në Itali, nuk ka akord për rifillimin e futbollit

Italia është ende në mes të emergjencës sa i përket pandemisë së koronavirusit dhe shteti atje as që e mendon të arsyeshme t’i kthehet jetës normale për momentin. Ndryshe nga futbolli Italian, me disa klube që shtyjnë për rifillimin sa më parë të aktiviteteve sepse përndryshe do të pësonin humbje të pallogaritshme.

Sot, ministri për Soortin, Vinçenco Spadafora, bëri të qartë se nuk ishte e llogaritur që aktivitetet sportive, përfshirë edhe stërvitjet, të ktheheshin gjatë muajit prill. “Të rifillohen ndeshjet më 3 maj është një e dhënë aspak reale. Skuadrat e Serisë A gabuan që kur ishte momenti për t’u ndalur, duhet ta kuptojnë se asgjë nuk do të jetë si më parë. Unë do të propozoj nesër që të shtyhet për të gjithë prillin bllokimi i aktiviteteve sportive të çdo lloji dhe do ta shtrij edhe për stërvitjet, tek të cilat nuk ndërhymë për sa kohë që ekzistonte mundësia që të zhvillohej Olimpiada.

Kërkesat e Serisë A pres që të shoqërohen nga një vullnet i vërtetë për të bërë ndryshime. Klubet e mëdha jetojnë brenda një flluske, mbi mundësitë reale të tyre, duke filluar nga rrogat milionere të lojtarëve që kanë. Duhet ta kuptojnë se pas kësaj krize të rëndë asgjë nuk do të jetë si më parë”, deklaroi minidtri.

Kundërpërgjigja e presidentti të Ligës së Futbollit në Itali, Del Pino, ishte po aq e ashper. Ai rendiste një sëri shifrash për të ardhurat që gjeneron futbolli në Itali, duke e cilësuar edhe si të rëndësishëm për shoqërinë përtej aspektit ekonomik.

“Mendoj se nuk është momenti për të bërë polemika dhe demagogji, Shifrat flasin vetë dhe nuk shërben që të shtojmë ndonjë gjë tjetër për të theksuar se çfarë roli ka Seria A në mbështetje të futbollit të bazës dhe në tërësi të sportit shqiptar”, shkruante ai, duke lënë të kuptohet se nuk ndante të njëjtin mendim me ministrin i cili shpeshherë ka theksuar se e sheh të vështirë rifillimin e kampionatit. /vipsport.al/