Peqini bën “trajnerin”: Lojtarët e kanë më të lehtë stërvitjen individuale

Roland Peqini, ndonëse vari “këpucët në gozhdë” shumë herët edhe për shkak se dëmtimet e shpeshta në fund i kanë prishur jo pak punë në vijimin e karrierës, qëndroi afër sportit. Roland Peqini, tashmë në palestrën e tij, një nga më modernët në kryeqytet trajnon edhe shumë lojtarë aktualë të Superiores por edhe Kombëtares.

Stërvitja

Por, jo vetëm dhe në këtë periudhë kur kampionatet janë pezulluar në Shqipëri dhe thuajse në tërë Europën, Peqini tregon edhe sekretin se si vazhdon që t’i ndihmojë futbollistët dhe jo vetëm, ndonëse palestra është e mbyllur dhe nuk lejohet stërvitje kolektive: “Gjatë ditëve normale tek unë vijnë lojtarë nga më të ndryshmit në Superiore, në Kategorinë e Parë, por edhe nga ekipet e moshave ao lojtarë të Kombëtares. Realisht është shumë e vështirë që të stërvitesh vetë dhe sidomos kur nuk ke as program. Por, duke i dërguar video dhe programe, ne kemi aplikuar edhe stërvitjen online”, – tha Peqini fillimisht

Aplikimi

“Me futbollistët është pak më e thjeshtë puna për zbatimin dhe aplikimin e programit, kurse me njerëzit që duan të mbajnë trupin në formë djemtë dhe vajzat që janë të shumtë, është pak më e vështirë. Mundohemi që ata që vijnë më shpesh që kanë muaj dhe vite në palestrën tonë u rrijmë më afër në mëyrë që të mos e prishin regjimin që ata kanë krijuar.

E.Saliu/VipSport.al/