sex hikayeleri porno izle kartal escort

Pas shtyrjes së Europianit, UEFA zyrtarizon datat e finaleve të Champions dhe Europa League

Ashtu siç edhe pritej, UEFA ka vendosur të shtyjë Europianin në këtë verë për ta zhvilluar atë në vitin 2021. Koronavirusi ka paralizuar botën e futbollit, e në këtë formë kompeticioni nuk mund të zhvillohet rregullisht.

Në këtë formë, avantazh do ketë përfundimi i kampionateve elitarë në Europë, si dhe përfundimi i Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës. Ndërkohë, tashmë janë konfirmuar edhe datat e finaleve të dy kompeticioneve më të rëndësishme në Europë.

Kështu, finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë më datë 27 qershor, e do të mbahet ashtu siç ishte parashikuar në Stamboll. Ndërkaq, tre ditë më parë, më datë 24, do të luhet edhe finalja e Ligës së Europës në Gdansk. /VipSport.al/