Pas pezullimit të kampionatit, ja çfarë ndodh me skuadrat e Superiores

Sot në mesditë, kur skuadrat ishin duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve të tyre për takimet zyrtare që do të luanin nesër dhe pasnesër, të vlefshme për javën e 28-të, erdhi njoftimi për pezullimin e garës në Superiore, Kategori të Parë dhe të Dytë, apo dhe në futbollin e moshave dhe femrat.

Me pak fjalë të gjitha aktivitet sportive u pezulluan për një afat të pacaktuar deri në një njoftim të dytë nga ana e vetë institucionit më të lartë që drejton futbollin në vendin tonë.

Por, skuadra e Superiores dhe ato të Kategorisë së Parë dhe të Dytë vijojnë që të përgatiten dhe të respektojnë programin stërvitor. Ndërkohë që kjo situatë do të vazhdojë deri në fundjavë, ose fillim të javës së ardhshme.

Pritet që të ketë sërish një njoftim tjetër nga vetë FSHF…

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan