Partizani me plan të qartë për sezonin e ri, “do boshatisë” skuadrën e Luftëtarit

Ky sezon për Partizanin mund të quhet që tani i dështuar dhe drejtorit Rama dhe trajnerit Sormani i lind detyra të fillojnë të mendojnë për atë të ardhshmin, duke shfrytëzuar edhe ndalesën për shkak të koronavirusit. Përveç punës për të sjellë talente nga jashtë, drejtuesit e Partizanit po mendojnë të afrojnë edhe ato më të spikaturit e Superiores së këtij viti.

Luftëtari, edhe pse është në fundin e tabelës dhe humbjet nuk i ndahen, ka treguar se ka një grup mjaft të talentuar, që i mungon vetëm pjekuria dhe motivimi për të bërë më shumë. Tre nga më të spikaturit janë Gresild Lika, Franci Lala dhe Joan Çela. Të tre kanë kaluar kohë në akademinë e Partizanit, për të lëvizur më pas, në mënyrë që të kenë hapësira në skuadra që luajnë në elitën e futbollit tonë.

Të tre kanë shfrytëzuar Luftëtarin për të rënë në sy të skuadrave të mëdha dhe duket se Partizani është ekipi që i ka piketuar të tre. Luftëtari sezonin tjetër nuk do të jetë në elitë dhe lojtarët pritet të kërkojnë largimin për të bërë një hap më të madh në karrierën e tyre. Mbetet për t’u parë sesi do të reagojë Luftëtari, me Likën që ka një kontratë afatgjatë dhe do i duhen bisedime të gjata me drejtuesit gjirokastritë. /Denis Lala-vipsport/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan