Paradoksi me Mbape, është futbollisti më i shtrenjtë në botë por fiton sa gjysma e Nejmar

Kilian Mbape është cilësuar së fundmi si futbollisti më i shtrenjtë në botë teksa kartoni i tij llogaritet diku te 200 milionë euro. Mirëpo, edhe pse ka statusin e më të vlerësuarit në botën e futbollit, kjo nuk përkthehet që ai të jetë më i paguari në klub. Sulmuesi, sigurisht që përfiton shumë mirë, por sërish përfiton vetëm gjysmën e asaj që merr Nejmar.

Mbape arkëton 21.2 milionë euro, ndërsa braziliani nga ana tjetër përfiton 48.9 milionë euro. Këtu tashmë është krijuar një ngërç, sepse në momentin kur drejtuesit parisienë po diskutojnë rinovimin me Mbape, iu duhet të kënaqin dëshirat e 21-vjeçarit për të mos mbetur si i dyti në skuadër.

Por, problemi është se PSG nuk mund t’ia lejojë vetes të paguajë dy shuma stratosferike, ndaj këtë merkato do mundohen të mbajnë me çdo kusht Mbape e të lenë të lirë Nejmar. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan