Oferta pa u mbyllur sezoni, ja si mund të largohen titullarët e Luftëtarit

Në një prononcim që ka dhënë pak kohë më parë drejtori teknik i skuadrës së Luftëtarit, Artur Dadaj për “VipSport” ka pohuar se askush nuk largohet nga titullarët e skuadrës së tij që kanë kontratë.

Nga interesimi dhe nga kontakti që patëm sot, bëhet e ditur se thuajse pjesa më e madhe e futbollistëve të skuadrës bluzi janë nën kontratë edhe për sezonin e ardhshëm. Por, nga sa bëhet e ditur, ka lojtarë të cilët kanë pasur edhe vazhdojnë që të kenë pretendime me rrogat.

Ndaj edhe lojtarët titullarë mund të largohen vetëm nëse nuk respektohen kontratat dhe nëse ata shkojnë në më shumë se 3 muaj pa marrë rrogat. Kujtojmë që futbollistë si: Demo, Açka, Hyseni, Oshafi apo Lika mbeten nga më të kërkuarit, pa thënë se Gresild Lika është ai që ka spikatur në radhët e skuadrës së Luftëtarit…

E.Saliu/Vipsport.al/