Nuk do luhet më futboll, UEFA konfirmon edhe pezullimin e dy kompeticioneve gjigante

Tashmë futbolli europian “ka ngrirë” zyrtarisht. UEFA ditën e sotme ka lajmëruar pezullimin e dy kompeticioneve më të mëdha për klube në kontinent, Europa League dhe Champions League. Gjithashtu është ndalur edhe Uefa Youth League. Qeveria europiane e futbollit nuk ka dhënë asnjë afat dhe rifillimi i mundshëm i këtyre kompeticioneve do të jepet në një njoftim të dytë.

Deklarata zyrtare e UEFA-s:

“Në dritën e zhvillimeve për shkak të përhapjes së COVID-19 në Europë dhe vendimeve të ndërlidhura të marra nga qeveri të ndryshme, të gjitha ndeshjet e garave të klubeve të UEFA-s të planifikuar javën e ardhshme janë shtyrë.

Kjo përfshin pjesën e mbetur të UEFA Champions League, raundi 1/16 të ndeshjeve të dyta të planifikuara në 17 dhe 18 Mars 2020. Të gjitha ndeshjet e UEFA Europa League, raundi i 1/16 ndeshjeve të dyta të planifikuara në 19 Mars 2020. Të gjitha UEFA Youth League, ndeshjet çerekfinale të parashikuara në 17 dhe 18 Mars 2020.

Vendimet e mëtejshme se kur do të zhvillohen këto ndeshje do të komunikohen në kohën e duhur. Si pasojë e shtyrjeve, shortet e UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, të planifikuar për 20 Mars, janë shtyrë gjithashtu.

UEFA dje ftoi përfaqësuesit e 55 shoqatave të saj anëtare, së bashku me bordet e Shoqatës Evropiane të Klubeve dhe Leagues Evropiane dhe një përfaqësues të FIFPro, në një takim video-konferencash të martën 17 mars për të diskutuar përgjigjen e futbollit Evropian ndaj shpërthimit”, shkruan UEFA. /vipsport.al/