Novi: I kënaqur me barazimin, nuk hapim rrugë. Edhe mund të fitonim

Trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi në prononcimin për Supersport është shprehur se ekipi i tij pavarësisht se konsiderohet i rënë, nuk do i hapë rrugë asnjë ekipi. Ndërkohë, Novi shprehet se është i kënaqur me barazimin, edhe pse ashtu siç shkoi loja edhe mund të fitonin.

Forca e skuadrës? “E kam thënë ekipi i Luftëtarit ka një grup të shkëlqyer me çuna të rinj. Ne do vazhdojmë deri në fund pavarësisht se quhemi të rënë. Nuk do hapim rrugën dhe këtë e treguam edhe me Bylisin. Jam i kënaqur me barazimin, por ashtu siç shkoi loja edhe mund të fitonim. Bëmë kundërsulmin gjirokastritët, dolëm para porte por nuk shënuam. I falënderoj çunat, jam i kënaqur”.

A besoni te Superiorja? “Është shumë e vështirë, për mendimin tim ne kemi zbritur. Mendojmë për vitin tjetër, në të parën”.

Çfarë lojtari i mungon skuadrës? “Na mungon njeriu gol që do dëshironim ta kishim. Do e kishim më të thjeshtë. Por, kemi lojtarë të thjeshtë për perspektivë”, u shpreh Novi.

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan