Një vit nga ndarja me legjendën e Tiranës, “Fanatics” kujtojnë Ali Memën

Është mbushur ditën e sotme një vit prej ndarjes nga jeta të legjendës së Tiranës, Ali Mema. Pa diskutim, data 26 mars e vitit të kaluar ishte një ditë e trishtë për të gjithë familjen bardheblu, për një nga ata që fanellës kryeqytetase i dhuruan shumë.

Por, sot Ali Mema kujtohet me shumë dashuri, nga familja, miqtë dhe tifozët e Tiranës. Së fundmi nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale, tifogrupi, “Tirona Fanatics” kanë kujtuar një nga më të mëdhenjtë në historinë e klubit të zemrës tyre.

“Kur ti jeton akoma në zemrën e familjes, kujtimin e tifozëve dhe shpirtin e Kryeqytetit, vdekja nuk është fundi…”, ishin fjalët e përzemërta të cilat janë të shkruara në një pankartë e cila është hapur në stadiumin Selman Stermasi në sezonin e kaluar, si një dedikim për Ali Memën.  /Egi Cabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan