Një shijakas analizon situatën: Shpresoj që të rifillojmë garën, tifozët e Erzenit janë të veçantë

Erzeni ka nxjerrë shumë lojtarë të talentuar të cilët aktualisht janë titullarë të spikatur në radhët e skuadrës shihakase. Një prej tyre është edhe Rejnaldo Troplini që luan titullar, e madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Erzeni. Troplini ka pesë sezone si pjesë e Erzenit, ndërsa në elitë ka qenë kontigjnet i Teutës, kur ka dal nga moshat, duke qenë se Erzeni nuk ka pasur ekipe të rinjsh, por edhe në Laç pak kohë.

Pezullimi

Në një prononcim për “Vipsport”, ai flet për këtë periudhë të vështirë, por edhe ka besim se skuadra e tij deri në fund do të jetë dinjitoze. “Jemi duke respektuar rregullat e karantinës, por aktualisht jam duke vijuar stërvitje në mënyrë individuale, sipas një program që na ka lënë stafi ynë dhe trajneri Bubeqi. Shpresoj që të kalojë sa më parë kjo gjendje”.

Synimet

Erzeni vitet e fundit e ka nisur me pretendime garën, e madje këtë sezon e nisi merkaton më herët se skuadrat e tjera duke afruar lojtarë cilësorë që kanë spiaktur edhe në elitë. Sipas Troplinit, skuadra deri në fund do të luftojë: “Jemi në një garë, në radhë të parë shpresoj që të rifillojë jeta normale dhe gara. Shpresojmë shumë  që ne të jemi mirë me shëndet, sepse ajo është më e rëndësishmja. Nuk do të hapim rrugë, Erzeni do të kërkojë që të jetë mes ekipeve pretendente sepse dhe drejtuesit kanë investuar shumë”.

Tifozët

Dihet që Shijaku tradicionalisht ka pasur tifozeri të zjarrtë, tifozët e Erzenit, edhe pse skuadra prej vitesh luan në të Parën nuk i ndahen, e madje duke udhëtuar në qytetet më të largëta. “Unë u jam shumë mirënjohës. Personalisht, por edhe çdo lojtar që vesh fanelën e Erzenit gjen ngrohtësinë  e tyre. Tifozeria shijakase është ajo që bën diferencën dhe ata e meritojnë që ta shohin skuadrën në elitë”, – tha Rejnaldo Troplini tashmë 25-vjeçar, por që është kërkuar edhe nga ekipet e elitës ndër vite si: Teuta, Luftëtari, Bylisi apo dhe Kastrioti.

E.Saliu/VipSport.al/