Një nga më të lakuarit, media italiane ngatërron mbiemrin e mbrojtësit shqiptar

Amir Rrahmani ka qenë një nga emrat e mbrojtësve më të lakuar në këtë sezon të Serisë A. Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës u transferua në këtë sezon në elitën e futbollit italian, ku pas aventurës me Dinamo Zagreb tashmë po përjeton eksperiencën me Veronën.

Por, kjo vetëm për këtë sezon, pasi 26-vjeçari është shndërruar në janar në futbollistin më të ri të Napolit, me të cilët do bashkohet në këtë verë. Së fundmi, Rrahmani ka folur për Supersport, një deklaratë e cila është reflektuar edhe në median italiane, Corriere dello Sport.

Por, media e famshme ka bërë një gabim pasi ka ngatërruar mbiemrin e Rrahmanit duke bërë një lapsus të vogël. Një gabim i cili është përsëritur disa herë dhe mbi të gjitha nuk është korrigjuar. /VipSport.al/

kurtköy escort