Një jetë në futboll, ish-mbrojtësi i Partizanit: Laçi e Bylisi po surprizojnë, titulli i të kuqve më dha emocione sikur luaja vetë!

Laçi është një qytet industrial dhe në qytetin kurbinas dekada më parë janë zhvendosur familje nga të “katër cepat” e Shqipërisë…Por, në historinë e futbollit, Laçi ka pasur në gjirin e vet edhe shumë emra të spikatur, që kanë luajtur në elitë me disa ekipe. Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë.

Pëllumb Yzeiri, me origjinë nga Mallakastra, por i rritur në Laç aty ku nisi edhe futbollin ka veshur fanelat e Kastriotit, Besëlidhjes, Korabit të Dibrës së Madhe, Bylisit, apo dhe Teuta e Përmeti… Në një intervistë për “VipSport.al”, Pëllumb Yzeiri flet për karrierën , Laçin e sotëm apo dhe Partizanin e Bylisin, si dhe Kastriotin…

-Pëllumb e filluat me Laçin, pastaj provuat shumë ekipe, si ka qenë futbolli në atë kohë?

Realisht, Laçi është dashuria ime e parë, por kam kaluar kulmin tim te Kastrioti i Krujës.  Aty mora më shumë emër dhe më pas shkova te Partizani që ka qenë piedestali për çdo sportist dhe nuk ka shumë nevojë për koment ai klub…

-Por, keni provuar edhe eksperienca të tjera…

Po, është e vërtetë unë kam luajtur në disa qytete, sidomos në Shqipëri. Kam luajtur edhe me Besëlidhjen, por edhe në Durrës, që janë ekipe me traditë dhe që kanë prodhuar futboll dhe lojtarë…

-Po jashtë vendit?

Po kam qenë pjesë e Korabit të Dibrës së Madhe edhe aty mu bë oferta dhe thash që ta provoj, në fund të fundit një futbollist profesionist duhet që të luaj aty ku ndihet më mirë…

-Cilat nga eskpeiencat ju kanë lënë mbresa?

E thashë, Laçi ku e nisa, por edhe Kruja ku mora emër ishte “trampoline” për mua. Partizani ishte ëndërr për çdo futbollistë, sepse në gjirin e vete kishte titullarë të Kombëtares. Por, ka qenë me të vërtetë diçka shumë e bukur rikthimi në Ballsh. Unë jam mallakastriot, prindërit e mi shkuan në Laç. Mu bë oferta nga Ballshi dhe me të vërtetë ka qenë një rastësi shumë e bukur, aqmë tepër që aty gjeta miq e shokë që kishim luajtur më parë. U riktheva në shtëpinë time….

-Por, sot që flasim luajnë në Supeiore Laçi, Bylisi, Partizani e Teuta, I ndiqni?

Po, më bëhet qejfi, e ndjek kampionatin, sepse një jetë e kam kaluar aty. Kam miq e shokë që tashmë janë në poste drjetyese apo zyrtarë në ekipet e qyteteve ku kam luajtur dhe kam kaluar shumë mirë për fat të mirë. Por, më vjen mirë që Laçi është rritur dhe që Bylisi ka një ekip simpatik. Janë dy qytete të vogëla që po i japin shumë futbollit shqiptar. Nuk është pak, kanë ndryshuaar shumë.Atëherë kur luaja unë kanë qenë ndryshe infrastruktura dhe çdo gjë. Sot janë përmirësuar për mirë. Lojtarët kanë më shumë kushte të jemi të qinqertë.

-Partizani vjet u rikthye te titulli…

Jam gëzuar shumë, e madje kemi komunikuar me miq e shok. Partizani e ka merituar titullin dhe më erdhi mirë që ata tifozë u gëzuan. Partizani është një ekip legjendë në futbollin shqiptar. Plus që edhe ka vuajtur shumë. Kam nostalgji dhe shpresoj që të jetë sërish në nivele për trofe, sepse Partizani është shkollë futbolli, i jep bukuri kampionatit shqiptar por edhe atmosferë stadiumeve…

-Si ka qenë karriera e Pëllumb Yzeirit në aspektin personal?

Unë kam qenë një lojtar shumë i fortë, ata që kanë luajtur dhe më kanë parë më njohin. Kam pasur shumë agresivitet në fushë, punoja shumë në stërvitje. Futesha me pasion në stërvitje dhe ndeshjet zyrtare. Me forcat e mia ja kam dalë. Unë nuk kënaqem me pak, e kam si natyrë, por për të qenë realist, kam provuiar që të luajë në elitë për shumë vite e thaah, me ekipe që kanë debutuar, por edhe me Partizanin elitar…

-Çfarë këshille keni për të rinjtë, duke qenë se keni luajtur mëshumë se dy dekada futboll?

Brezat duhet që të punojnë shumë, ta dashurojnë futbollin. Çdo qytet duhet që të ketë klasat sportive, e madje edhe në shkollë, të aplikohet futbolli sin ë kohën tonë kur në orën e fiskulturës luanim pa pushim duke e kthyer më pas dhe në profesion. Kështu jo vetëm qytetet do të kenë zhvillim, por i shërbejnë shumë edhe futbollit shqiptar.

Intervistoi: Erjon Saliu/VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan