Një i Tiranës dhe një i Kukësit lejnë mënjanë duelin e titullit, bashkohen dhe shëtisin në kohën e Koronavirusit

Koronavirusi ka bërë që në ashtu si shumë vende të tjera, edhe në Shqipëria kampionati i futbollit të ndalet. Paniku i COVID-19 ka pushtuar edhe vendin tonë teksa rastet e të infektuara regjistrohen ditë pas dite. Kështu, në masat e marra, më kryesorja është që njerëzit të reduktojnë në maksimumin lëvizjen e tyre dhe të mbyllen në shtëpi për të parandaluar infektimin.

Por, këtë rregull duket se nuk e kanë respektuar dy mbrojtësit të Kategorisë Superiore. Më saktë bëhet fjalë për Bruno Lulajn e Kukësit dhe Kristi Vangjelin e Tiranës, të cilët në këto momente kanë lënë pas rivalitetin mes skuadrave në kampionat dhe janë bashkuar për një xhiro me biçikleta.

E në këtë formë kanë thyer edhe rregullin për të qëndruar në shtëpi, megjithatë në këtë rast mund të mbyllet një sy pasi të dy futbollistët duhet të qëndrojnë në formë dhe të gatshëm në momention kur të rifillojë kampionati. /VipSport.al/