Ngjarje e trishtë, ndahet nga jeta sulmuesi i akademisë së Atletikos

Klubi i Atletiko Madrid është dashur të përballet me një lajm mjaft të dhimbshëm. Kristian Minkola, lojtar i akademisë së klubit madrilen mësohet se ka ndërruar jetë. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi në faqen e tyre zyrtare në “Twitter”, ku ka shprehur edhe ngushëllimin për familjen e Kristian.

Zyrtarë të lartë të klubit si dhe trajneri Simeone i janë bashkuar dhimbjeve të familjes dhe kanë shprehur ngushëllimet dhe keqardhjen për largimin e parakohshëm nga jeta të sulmuesit të ri. Në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje akoma nuk ka informacion, por çdo gjë pritet të zbardhet në oërt e ardhshme.

Minkola ishte vetëm 14 vjeç dhe i është bashkuar akademisë së Atletikos në vitin 2013. Ai luante si sulmues dhe ishte pjesë e ekipit të Infantil C, sipas ndarjes, që klubet në Spanjë u bëjnë ekipeve të akademive. /vipsport.al/