Nga “galaktik” në i alkoolizuar: U takova me Jezusin pasi piva 18 Caipirinha dhe 14 Long Necks

Një nga periudhat e arta të historisë së Real Madrid ka qenë ajo në fillimin e viteve 2000, kur në këtë klub u mblodhën disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror. Emrave si Hierro, Kasijas, Salgado, Robero Karlos e Raul iu bashkuan Figo, Ronaldo, Zidan apo Bekam, duke krijuar “galaktikët” e famshëm që hynë në histori.

Pjesë e skuadrës në ato vite ka qenë edhe një prej atyre që mendohej se do të ishte e ardhmja e Brazilit, mbrojtësi Sisinjo. I shkëlqyer në fillimet e karrierës së tij, ai pak nga pak u kthye në një anonim duke u zhdukur pas eksperiencës te Roma. Gjithçka ishte pasojë e mungesës së ambientimit të tij me madrilenët, por edhe e problemeve të theksuara me alkoolizmin, siç ka shpjeguar vetë së fundmi.

“Kur Roberto Karlos u largua nga ekipi, unë isha titullar. Ramos ishte mbrojtës qendre e shpesh luante djathtas, ndërsa Salgado ishte i treti mes anësorëve. Kasijas hoqi dorë nga roli i kapitenit të dytë vetëm që Salgado të luante. Shefat e grupit ishin Guti, Salgado, Helgera, Kasijas e Raul, në grup futeshin ata që I bindeshin. Një herë të bënte Ronaldo një ndeshje të dobët, të gjitha gazetat shkruanin se Raul iseet më i mire. Por Raul duhej të lindte tre herë që të mundohej të luante si Ronaldo”, kujton Sisinjo vitet e tij te Reali.

Duke fituar shumë para në radhët e madirlenëve, ndryshoi edhe stili i tij i jetesës. “Derisa luaja për Atletiko Mineiron, pija vetëm birra, pasi nuk kisha para. Më pas, fillova të pija gjithçka. Një herë harxhova 25 mijë euro në dyqanin e Bekam dhe nuk më kujtohet si një eksperiencë e këndshme. Bleva 3 rroba në total dhe kur e pyeta shitësen për çmimin, më tregoi këtë shifër. Një zgjedhje e gabuar, gjithsej mund t’i kem veshur 3 herë”, vijoi ai. Më pas filluan të theksoheshin problemet me alkoolin. “Fillova të pija kur isha 13 apo 14 vjeç, kur u largova nga Botafogo. Më thanë që birra ishte e mirë dhe e piva. Filloi me gotën e parë dhe nuk ndalova derisa u bëra 30 vjeç. Thuajse 20 vite duke pirë. Sa më keq shkonin gjërat, aq më shumë pija. Nuk isha në gjendje që të pija 1 apo 2 gota, pija derisa rrëzohesha në tokë. Pata një takim me Jezusin pasi piva 18 Caipirinha dhe 14 Long Necks. Pija edhe puro. Piva për 11 vite, nga 1999, deri në 2010. Vetëm pija duhan kur pija alkool, por pija alkool gjithë ditën”, tregoi ish-mbrojtësi i Braziit se si kishte shkatërruar karrierën e tij. /vipsport.al/