sex hikayeleri porno izle kartal escort

Në qytetin pa futboll, dy dekada më parë luanin për Europë, në Peqin tashmë ndjekin vetëm fëmijët!

Shkumbini i Peqinit, dy dekada më parë luante për Europë, e madje kishite në gjirin e vet lojtarë të spikatur që patën bërë emër në elitë me ekipet më të njohura, por edhe të huaj shumë cilësorë nga Brazili, Nigeria apo dhe Argjentina e Ukraina…

Por, pesë vitet e fundit kanë qenë ndër më të errtat e skuadrës peqinase, një ecuri jo e mirë, madje ranë nga elita në të Parën, e pastaj provuan edhe Kategorinë e Dytë, pas më shumë se 20 vitesh.

Por, këtë sezon peqinasit pësuan goditjen më të rëndë: përjashtimin nga Kategoria e Parë dhe nisjen e sezonit të ardhshëm në Kategorinë e Dytë! Një dënim që i shokoi të gjithë në Peqin, qytetin e vogël që jeton vetëm me futbollin.

Por, “VipSport” ka kontaktuar me drejtuesit peqinas, ku aktualisht janë të angazhuar shefi i klubit Lorenc Hasbajrami si dhe trajneri i mirënjohur, Sokol Branica. E madje prej kohësh kanë nisur seleksionimet nga ekipet e moshave, kryesisht U-17 dhe U-19, me fëmijët që marrin pjesë në kampionatin rajonal për Qarkun e Elbasanit. Madje janë duke i testuar siç edhe na bëjnë me dije zyrtarët peqinas. Shkumbini në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë, jo vetëm që do të ketë një ekip pretendent, por edhe do të ketë në përbërje si në vitet e shkuara më shumë lojtarë puro vendas, ndërsa synimi do të hjetë rikthimi në Kategorinë e Parë, por siç e thonë edhe pak me ironi në fund: “Gjithmonë po na lanë të ecim do të jemi pretendentë për t’u rikthyer në Kategorinë e Parë”.

E.Saliu/VipSport.al/