Në këtë situatë delikate, klubi i Kukësit rrit adrenalinën dhe uron një nga titullarët

Ndërkohë që e gjithë Shqipëria ndodhet në karantinë, ku lëvizjet nuk lejohen deri në të gdhirë të ditës së hënë, është klubi kuksian që mundohet që në këtë situatë të sjellë edhe atmosferë festive.

Një nga lojtarët titullarë të skuadrës verilindore, Enis Gavazaj që në verën e shkuar është bërë pjesë e skuadrës së Orges Shehit, sot ka datëlindjen, ndaj edhe klubi në një postim që ka bërë në faqen zyrtare i ka bërë urimin Gavazajt.

Kuksianët janë shpërndarë prej dy javësh, ndërsa lojtarët kosovarë, mes tyre edhe Gavazaj ndodhen pranë familjeve të tyre…Ja urimi i Kukësit në “facebook” pak minuta më parë…

E.S./Vipsport.al/