sex hikayeleri porno izle kartal escort

Në kërkim të një sulmuesi, Real Madrid zgjedh talentin e Dortmund

Real Madrid ka nisur punën për të siguruar një sulmues për sezonin e ardhshëm. Madrilenët kanë mbetur vetëm me Benzema në qendër pasi Luka Joviç nuk ia ka dalë të përshtatet me “Los Blancos”. Ndërkohë, nga ana tjetër, Mariano në këtë sezon është aktivizuar shumë pak dhe me shumë mundësi do të kërkojë të transferohet në një klub tjetër për më shumë minuta.

Në këtë formë, trajneri Zinedin Zidan ka nevojë për një sulmues dhe ai që ka bindur “galaktikët” është Erling Haland. Talenti 19-vjeçar ka pasur një sezon të shkëlqyer që e nisi me klubin e Salzburg dhe tashmë po e vazhdon në Bundesligë me fanellën e Dortmund.

Sakaq, klauzola në kontratën e norvegjezit është 75 milionë euro, por madrilenët shpresojnë të mund ta ulin sadopak këtë shifër. Megjithatë, spanjollët duhet të lëvizin shpejt pasi për Haland interesimet janë të shumta dhe Dortmundi do të ketë luksin për të përzgjedhur ofertën më të mirë. /VipSport.al/