Ndeshja me San Marinon drejt anulimit, zbulohet ku luhet sfida me Slloveninë

Shqipëria kishte planifikuar dy takime miqësore në fund të muajit mars, më data 27 dhe 30 respektivisht ndaj San Marinos dhe Sllovenisë. Të dyja ndeshjet do zhvilloheshin në Itali, mirëpo me situatën e rënduar në shtetin fqinj prej Koronavirusit, ka bërë që të ndryshohet krejtësisht axhenda.

Kështu, ndeshja me San Marinon është drejt anulimit, ndërsa ajo me Slloveninë që është edhe më e rëndësishmja për shkak të nivelit teknik të kundërshtarit, do luhet por në një tjetër lokacion.

Sfida me Slloveninë tashmë nuk do zhvillohet në Udine të Italisë por në shtëpinë e sllovenëve, në qytetin Koper. Lajmi është zyrtarizuar nga Federata e Sllovenisë dhe në këtë mënyrë takimi i shpëton anulimit, teksa është një miqësore që mund t’i shërbejë shumë trajnerit Edi Reja. /Egi Cabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan