sex hikayeleri porno izle kartal escort

Napoli tani ka Rrahmanin, të kaltrit gati të shqyrtojnë ofertën angleze për Kulibali

Napoli ka siguruar për vitin e ardhshëm shërbimet e Amir Rrahmanit. Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, edhe pse ka vetëm një sezon në Serinë A, ia ka dalë të bindë drejtuesit e kaltër të cilët paguan mbi 15 milionë euro për shërbimet e tij. 26-vjeçari do t’i bashkohet napoletanëve sezonin e ardhshëm, teksa tashmë në Napoli janë më të qetë nëse humbasin shërbimet e Kalidu Kuilibali.

Për mbrojtësin senegalez ofertat janë të shumta dhe këtë herë Napoli duket se ka vendosur ta lejojë të largohet. Së fundmi, një ofensivë për Kulibalin është duke nisur Mançester Junajtid. Trajneri Solskjaer ka një simpati të veçantë për futbollistin dhe ëndërron ta bashkojë në qendrën të mbrojtjes me Mekguajër.

Ndërkohë, 28-vjeçari ka një klauzolë prej 150 milionë eurosh, megjithatë pritet që çmimi i kartonit të bie duke parë edhe paraqitjet e pakta të këtij sezoni nga Kulibali, për shkak dëmtimi. /VipSport.al/