Mutu rikthehet te e shkuara në Milano: Nuk kisha ku parkoja sepse lejoheshin vetëm Lambo dhe Ferrari

Adrian Mutu gjatë karrierës së tij ka provuar disa ekipe të Serie A, por debutimin në Itali e bëri me Interin, ku qëndroi vetëm gjashtë muaj, për të kaluar më pas te Verona. Pikërisht nga kjo periudhë e shkurtër, rumuni ka kujtime mjaft interesante.

Pasi kishte ardhur te Interi, ai kishte provuar t’i bënte një “Panenka” portierit Anxhelo Peruxi. Ky i fundit e kishte ndjekur derisa Mutu ishte zhdukur. Më pas tregon se iu desh që në rrogën e parë të marrë të blinte një Ferrari, pasi në kampin stërvitor të Interit nuk pranoheshin makina të tjera.

“Erdha te Interi në merkaton e dimrit dhe isha vetëm 20 vjeç. Gjeta atje idhujt e mi. Ishte Baxho, Ronaldo, Zamorano, Zaneti, Rekoba, Panuçi, Vieri, Peruzi, Blank, Di Biaxho, Sedorf apo Kordoba. Gjatë një ndeshje stërvitore na u dha një goditje dënimi gjatë një ndeshje stërvitore.

Unë isha në një ekip me Baxhon dhe e pyeta nëse mund ta godisja atë. E godita me “Panenka” dhe topi u përplas në shtyllë. Në atë moment Peruxi ngrihet dhe më ndjek nga pas me vrap. Unë duhet të vazhdoja të vrapoja derisa e pashë se ai ishte zhdukur.

Pak kohë pas ardhjes sime te Interi, ata më blenë një makinë. Po shkoja një ditë në stërvitje dhe isha në autostradë. Dëgjova nga pas që po vinte Vieri. Ai kishte një Ferrari. Më vështroi, qeshi dhe u largua. Unë arrita në stërvitje 15 minuta më vonë se ai. Doja të parkoja, por Vieri më tha që mund të parkosh vetëm Ferrari ose Lamborgini atje.

Mu desh të shkoja në parkingun e tretë dhe të vazhdoja rrugën. Kur u ktheva në shtëpinë time, unë telefonova agjentin tim për ta pyetur kur do e marr pagën e parë sepse atje pranojnë vetëm Ferrari dhe Lamborgini”, përfundoi ish-sulmuesi. /vipsport.al/