Murinjo në sulm për dy yjet e Lacios, kërkon mesfushorin dhe Strakoshën

Sirenat angleze nuk kanë pushuar thuajse asnjëherë për Tomas Strakoshën. Sezoni i shkëlqyer me Lacion, e cila këtë sezon ka bërë një kampionat të nivelit të lartë, ka promovuar edhe më shumë gardianin shqiptar. Kështu, pavarësisht se bardhekaltërit po mendojnë të rinovojnë me 25-vjeçarin, Hoze Murinjo është “pas dere” dhe kërkon ta shkëpusë nga Italia.

Totenhem ka shënjestruar Strakoshën dhe në verë do të bëjë tentavën e saj. Por, portieri i kombëtares nuk është i vetmi nga skuadra e Lacios që ka përfunduar në shënjestrën e londinezëve. “Spurs”, ëndërrojnë të transferojnë edhe mesfushorin Milinkoviç-Saviç.

Pas një sezoni me shumë ulje e ngritje, serbi në këtë vit është rikthyer në formën e tij më të mirë duke qenë një element shumë i rëndësishëm për kryeqytetasit. Megjithatë, për mesfushorin nuk do jetë e lehtë, duke qenë se për të ka shumë pretendentë. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan