“Mos ndihmoni klubet e vogla”, plas polemika në Bundesligë. Të gjithë kundër Borusia Dortmund

Shpërthen polemika në Bundesligë pas fjalëve të fundit të shefit ekzekutiv të Borusia Dortmund, Hans Joakim Vatzke. Numri 1 i klubit gjerman ka deklaruar për ARD se nuk duhej të kishte solidaritet në këtë moment dhe se çdo klub duhej të mendonte për veten.

“Klubet që kanë bërë një sforco për të ruajtur diçka në vitet e fundit, nuk ka se si të shpërblejnë ata që nuk e kanë bërë një gjë të tillë”, tha ai, duke insistuar se nuk kishte pse emrat e mëdhenj të futbollit gjerman që kishin rezerva të mjaftueshme financiare, të ndërhynin për të shpëtuar nag falimentimi klube të tjera që përballeshin me vështirësi të mëdha nga ndalesa për shkak të koronavirusit.

Deklarata është përballur shpejt me kundërshti nga klubet e tjera. “Nuk e di se çfarë i ndodhi, nuk ishte koha dhe as momenti i duhur”, deklaroi Tomas Rotgerman, drejtuesi i Fortuna Dyseldorf. Edhe Ditmar Hop, presidenti i shumëpërfolur i Hofenhajm, mendon se të gjithë duhet të jenë të bashkuar në këtë moment. “Të fortët të ndihmojnë më të dobëtit. Do të dëshiroja që ky solidaritet, që vjen nga logjika e shëndoshë, të gjente mirëkuptimin te të gjithë protagonistët e Bundesligës”, ishin fjalët e miliarderit i cili është treguar i gatshëm të ndihmojë klubet në vështirësi. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan