Moda në Superiore / Gjysma e skuadrave preferojnë trajnerë të huaj, dy prej tyre e kërkojnë famën në Superiore

Historia me trajnerët e huaj në drejtimin e skuadrave tona e ka zanafillën dekada më parë, atëherë kur të mëdhatë e futbollit kërkonin të shkëmbenin eksperienca…Në fakt, trajneri i parë i huaj që ka punuar në Shqipëri, në drejtimin e një klubi shqiptar është hungarezi i famshëm Samo Singer, në vitet 1934-1935 me Tiranën. 

Vetëm dy prej tyre kanë mundur të fitojnë titullin kampion: malazezi Dervish Haxhiosmanoviç, që e fitoi me Vllazninë në sezonin 2000-2001, kur ishte president Myftar Çela si dhe çeku Stanislav Levi me Skënderbeun (2011-2012). Por të huajtë kanë vijuar që të drejtojnë, e madje kanë qenë edhe në krye të skuadrave shqiptare, madje edhe në Kategorinë e Parë e parë në vitete e fundit…

Por, edhe këtë sezon, nuk mungojnë. Kur janë dhjetë skuadra në Superiore, ajo që bie në sy është se gjysma e tyre drejtohen nga të huaj. Por, nëse Mirsad Jonuz e Veljko Dovedan i Bylisit kanë karrierë në disa shtete, apo dhe Adolfo Sormani i Partizanit, dy prej tyre e kanë si trampolinë Shqipërinë, duke qenë se janë më të rinj në moshë. Bëhet fjalë për Emanuel Egbo dhe Marselo Troisin…

Kështu, duke filluar që nga Tirana e vendit të parë që në stol ka një ish-lojtarin e saj një dekadë e gjysmë më parë, Emanuel Egbo që trajningun e ka filluar në Ballsh me Bylisin, fillimisht si përgatitës portierësh e më pas si trajner i parë në Superiore në sezonin 2012-2013.

Partizani duket se i ka besuar shumë shkollës italiane dhe ka rikthyer Adolfo Sormanin, i cili pati bërë mirë me të kuqtë afro tri vite më parë. Pa harruar që edhe këtë sezon e nisi një tjetër italian, Franko Lerda.

Për të vijuar me Vllazninë që i ka besuar maqedonasit, Mirsad Jonuz, apo Bylisit me boshnjakun Veljko Dovedan. Pa harruar edhe Flamurtarin që ka në krye brazilianin Marselo Troisi, një emër i njohur në Supeiore në vitet e fundit ky, pasi ka drejtuar më parë edhe Kukësin e Laçin në Superiore si dhe Bylisin në Kategorinë e Parë. Fillimisht ka ardhur në vendin tonë si menaxher lojtarësh nga Brazili dhe jo vetëm, duke i inkuadruar në disa ekipe të elitës dhe në Kategorinë e Parë.

Erjon Saliu/VipSport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al