Ministri italian “ngrin” Serinë A: Duket e vështirë që futbolli të rifillojë

Futbolli italian do ta ketë thuajse te pamundur që të rifillojë në muajin maj, atë që ishte cilësuar si afati i fundit i përshtatshëm për të rinisur Serinë A. Këtë e konfirmon Ministri për Sportin në Itali, Vinçenco Spadafora, i cili në një intervistë për Rai3 bëri të qartë se ishte shumë e vështirë që kampionati të fillonte ashtu si e parashikonin klubet.

“Mua më vjen keq që ta them e bëj të ditur këtu, por parashikimet optimiste që linin të mendohej se mund të rifillohej në fund të prillit apo në fillimin e majit, mendoj se ishin shumë ptimiste për të gjitha kampionatet e futbollit.

Kam shumë dyshime për 3 majin, nëse do të ishte mundësia që të rifillonim do të kishim vendosur që të bëhej me dyer të mbyllura. Por deri më sot kam dyshimet e mia rreth deklaratave që dëgjoj se mund të rifillojnë aktivitetet. Janë vetë shkencëtarët të cilët nuk kanë asnjë siguri në lidhje me evoluimin e situatës. Nuk është se jemi duke kaluar sa në një vendim në tjetrin, por duhet të përshtatim vendimet tona mbi situata që ndryshojnë vazhdimisht”, tha Spadafora, duke bërë të qartë se me shumë mundësi, Seria A duhej të cilësohej e mbyllur. /vipsport.al/

erenköy escort