Menaxheri i vë vulën: Hysaj larg Napolit, por nuk e kemi mendjen te e ardhmja tani

Mario Xhiufredi, menaxheri i Elseid Hysajt, ka bindjen e plotë se futbollisti në verë do të largohet nga napolitanët. Por në një intervistë të lëshuar sot për mediat italiane, ai ka treguar se kapiteni i përfaqësueses nuk po mendon ende për të ardhmen pas Napolit, për shkak të kësaj situate ku ekziston pasiguri për gjithçka.  

“Elseid Hysaj duhej të largohej nga Napoli në verë, por pastaj qëndroi, edhe për faktin se nuk ndodhi asgjë me negociatat. Ai bëri një rikuperim të rëndësishëm nën drejtimin e Gatuzos, u kthye në nivelet e tij duke treguar se është ai lojtar që kishim parë me Sarrin. Të shohim se çfarë do të ndodhë më pas.

Me siguri në fund të sezonit mund t’i japë lamtumirën Napolit. Te Roma? Të shohim se çfarë do të ndodhë, tani është e kotë të flasim. Nuk e kemi as mendjen për të menduar për atë që është e ardhmja.”, shpjegoi Xhiufredi./vipsport.al/