Me dy vargje kuptimplota, Mërgim Mavraj shpreh mbështetjen e tij për Albin Kurtin

Koronavirusi nuk i ka ndaluar politikanët në Kosovë të bëjnë një gjurulldi të madhe e të lënë shtetin në vendnumëro, në një situatë kur të gjithë duhet të jenë bashkë për të ndihmuar. Ishte hera e parë që një parti opozitare arrinte të dilte e para në zgjedhje dhe të merrte shumicën e votave e të drejtën për të formuar qeverinë.

Albin Kurti me “Vetëvendosjen” arriti të marrë mbështetjen e popullit për të bashkëpunuar me LDK në formimin e qeverisë. Por tashmë gjithaçka është thyer. Albin Kurti nuk është më kryeministër dhe Kosova është në mes të rrugës vetëm për shkak të një mosmarrëveshje në lidhje me shkarkimin e një ministri. E gjithë kjo ka bërë që Kosova të ndahet në dy pjesë, mbështetës të Albin Kurtit dhe të partisë së Isa Mustafës, LDK.

Mërgim Mavraj si një Kosovar që është i ka edhe ai mendimet e tij se cili mund të bëjë më mirë. Vendimin e tij, Mavraj e ka njoftuar përmes një postimi të thjeshtë me dy vargje kuptimplota të reperit Unikkatil. “100 zogj të pulave, kundër një luani, me Albinin”, shkruan Mavraj mbi foton e Albin Kurtit. /vipsport.al/