sex hikayeleri porno izle kartal escort

Mbyllet turneu, kuqezinjtë e Beqirit në vend të fundit!

Shqipëria U-16 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, ka luajtur sot ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut “UEFA Development U-16” që u organizua nga Federata Shqiptare e Futbollit në Qendrën Sportive Kamzë. Në këtë turne morën pjesë dhe Gjeorgjia, Lituania dhe Algjeria, me këta të fundit kuqezinjtë e vegjël kanë luajtur ditën e sotme duke filluar nga ora 14:00, me ndeshjen që u mbyll në barazim 0-0 në kohën e rregullt dhe pas goditjeve të penalltive triumfuan algjerianët me rezultatin 6-5.

Pjesa e parë e ndeshjes ka qënë e barabartë, me të dy skuadrat që kanë tentuar të studiojnë lojën e kundërshtarit dhe të tentojnë të godasin në pikën më të dobët. Skuadra jonë ka kryer edhe disa zëvëndësime në pjesën e parë, për ti dhënë mundësi të gjithë lojtarëve të kishin mundësi aktivizimi në këtë turne.

Në fraksionin e dytë të lojës, të dy skuadrat janë hedhur në sulm për të kërkuar fitoren dhe për ta mbyllur në mënyrën më të mirë turneun, por pavarësisht rasteve të pastra për shënim në të dy portat rezultati nuk ka ndryshuar. Gjithçka në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 0-0 dhe sipas rregullores së turneun skuadrat shkuan te goditjet e penalltive, me algjerianët që janë treguar më të saktë duke triumfuar 6-5.

Kombëtarja U-16 në ndeshjen e parë, më datë 25 shkurt ndaj Lituanisë barazoi 2-2. Ndeshja e dytë ndaj Gjeorgjisë përfundoi përsëri në barazim 1-1. Ndeshja tjetër e ditës së sotme, ajo ndërmjet Lituanisë dhe Gjeorgjisë, është mbyllur në barazim 0-0 dhe me penallti ka triumfuar Lituania 5-4.

Shqiperia zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Biba, Çela; Merkaj; Zabeli, Abazaj, Bajraktari, Tabaku, Ndreu, Torraj, Çereni, Arifi. Trajner: E.Beqiri.

Renditja përfundimtare e turneut:

Gjeorgjia 6 pikë

Algjeria 5 pikë

Lituania 4 pikë

Shqipëria 3 pikë