sex hikayeleri porno izle kartal escort

Masat ndaj koronavirusit, FSHF merr vendim në lidhje me kombëtaret e moshave

Koronavirusi tashmë ka ardhur në vendin tonë dhe numri i të infektuarve vazhdon të rritet, çka ka shtuar edhe masat e marra nga vendi ynë për të parandaluar rritjen ekstreme të të sëmurëve me Covid-19. Edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur të zbatojë një plan masash, ku ditën e djeshme u njoftua se ndeshjet e Kategorisë Superiore do të zhvillohen pa tifozë.

Ditën e sotme ka ardhur njoftimi i radhës në lidhje me këtë çështje. Qeveria e futbollit tonë njofton se është urdhëruar anulimi i grumbullimeve të kombëtareve të moshave, që ishin planifikuar në fund të këtij muaji. Ndërkohë, nuk ka një vendim për kombëtaren e U21, që ka ndeshje zyrtare dhe do të luajë me Kosovën për Eliminatoret e Europianit 2021.

Deklarata e FSHF-së:

Komiteti i Emergjencës në Federatën e Futbollit, në vlerësim të situatës së fundit të krijuar në vendin tonë dhe në vijim të konsultimeve me specialistët përkatës, ka vendosur anullimin e grumbullimeve dhe sfidave miqësore që ishin planifikuar për kombëtaret e moshave, si më poshtë:

1. U – 15 grumbullim rutinë, mes datave 16-20 mars;
2. U-19, grumbullimi në Shqipëri në datat 24-31 mars 2020, lidhur me dy ndeshjet miqësore me Kosovën. Ndeshjet ishin parashikuar të luheshin në datat 29 dhe 31 mars 2020, dhe ky vendim merret në mirëkuptim me Federatën e Futbollit të Kosovës;
3. U-20 grumbullim rutinë dhe miqësore me ekipet brenda Shqipërisë mes datave 25-30 mars 2020. /vipsport.al/