Marota tregon skenarin e merkatos: Transferimet do bëhen me mënyrën alternative, treg i varfër

Ndalesa për shkak të koronavirusit i ka goditur shumë rëndë klubet e futbollit dhe merkato e kësaj vere pritet të jetë një merkato ndryshe nga ato të viteve të fundit. Stopimi ka ndikuar shumë keq në gjendjen financiare të klubeve dhe blerjet pritet të jenë me pikatore.

Kështu mendon edhe drejtori i përgjithshëm i Interit, Bepe Marota. Ky i fundit, i pyetur nga mediet italiane shprehet se në merkaton e ardhshme do të ketë ulje të çmimeve të lojtarëve dhe tregu do të mbështetet më shumë në këmbimin e lojtarëve. Marota shprehet se e rëndësishme është edhe menaxhimi i lojtarëve të akademisë.

“Unë mendoj se në mënyrë të pashmangshme do të jetë një treg më i varfër, kështu që mund të ketë më shumë shkëmbime lojtarësh. Ne do të shohim një rënie të përgjithshme të çmimeve sepse problemi është global. Do të jetë e rëndësishme të jemi në gjendje të shfrytëzojmë burimet e akademive tona”, u shpreh Marota. /vipsport.al/