Maqedonia e Veriut/ Shkëndija pëson humbjen e dytë dhe rrëshqet në klasifikim, veniten shpresat për titull

Shkëndija e Tetovës ka marrë humbjen e dytë radhazi në kampionat teksa është mposhtur nga skuadra e Rabotniçkit. Tetovarët nuk ia dolën të triumfonin në shtëpi ndërsa mjaftoi një gol i Toshevskit në minutën e 53, për t’i mposhtur. Për t’u përmendur edhe fakti se në pesë minutat e fundit të ndeshjes, Shkëndija u ndëshkua dy herë me karton të kuq duke e mbyllur ndeshjen me 9 vetë.

Sakaq, të besuarit e trajnerit Ernest Gjoka pritej të bënin diferencën pas ndërprerjes së kampionatit, duke parë edhe merkaton cilësore të klubit. Megjithatë, rezultatet nuk kanë qenë sipas pritshmërive dhe tashmë pas disfatës së dytë, kuqezinjtë rrëshqasin në vendin e tretë të klasifikimit me 35 pikë, ndërsa edhe shpresat për të mbrojtur titullin kampion janë venitur shumë duke qenë se tashmë Vardari kryeson me 11 pikë diferencë.

Pikërisht, Vardari ia doli të fitonte në ditën e sotme përballë Struga Trim dhe Lum me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të Novak në minutën e 69. Ndërkaq, skuadra shqiptare e Shkupit nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi përballë Sileksit të vendit të dytë. /VipSport.al/

Rezultatet:

Akademija Pandev-Renova 0-1

Makedonija-Borec 0-2

Shkëndija e Tetovës-Rabotniçki 0-1

Shkupi-Sileks 1-1

Vardar-Struga Trim dhe Lum 1-0

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan