sex hikayeleri porno izle kartal escort

Mançini: Euro 2020? Do ta fitonim këtë vit, do e fitojmë në tjetrin

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini, mendon se për momentin futbolli duhet të kalojë plotësisht në plan të dytë, edhe pse po priste me padurim Europianin për të treguar se çfarë është në gjendje të bëjë skuadra e tij. Ai konfirmon se të martën do të jetë dita kur do të vendoset gjtihçka sa i përket atij turneu, ku italianët shiheshin si një prej skuadrave të mundshme për të ngritur trofeun, edhe pse vinin prej disa dështimesh radhazi në arenën ndërkombëtare,

“Të martën mendoj se do të dimë më mirë gjithçka, edhe se si do të përfundojë ky seozn. Nëse do të shtyjnë Europianin, kampionatet mund të përfundojnë qetësisht. Ndaj nga e marta mund të përballemi me këtë argument.

Për mua është në rregull gjithçka, gjëja më e rëndësishme është të mbrojmë shëndetin e të gjithëve. Do ta kishim fituar këtë vit, do ta fitojmë vitin e ardhshëm. Jemi të hapur ndaj çdo hipoteze, edhe për të luajtur në nëntor. Jam i sigurt se kur do të rifillojmë, do të jetë gjithçka edhe më e bukur, pasi do të rigjejmë lirinë dhe jam i bindur që edhe ne do të arrijmë të bëjmë shumë më tepër. Këto situata të lënë të kuptosh shumë gjëra dhe të bëhesh më i mirë, shpresoj që të ndodhë edhe tani”, tha Mançini. /vipsport.al/