sex hikayeleri porno izle kartal escort

Luftëtari nuk lëshon asnjë nga xhevahirët e tij: Kush i do të trokasë në klub, ndryshe mbeten në Gjirokastër

Që prej janarit në media kanë qarkulluar zëra për largimin e titullarëve të skuadrës së Luftëtarit, ndonëse kanë qenë nën kontratë me pretendimin se kanë më shumë se tre muaj që nuk paguhen.

Mirëpo drejtuesit i kanë bllokuar, ndërsa kanë vijuar të shlyejnë pagat. Mirëpo, disa ekipe të elitës kanë filluar që tani të kontaktojnë disa lojtarë të skuadrës bluzi, ndërsa “VipSport” kontaktoi me një nga zyrtarët e klubit të Luftëtarit.

Nga sa mësuam prej tij, për lojtarët ka pasur interes, në janar por edhe në verë do të ketë, por nga Luftëtari asnjë lojtar nuk do të marrë kartonin dhe të lihet i lirë. Madje, nga ana e zyrtarit u bë me dije se nën kontratë janë edhe Demo, apo Lika, Mehmetllari e shumë të tjerë. Ndaj edhe çdo klub që do t’i kontaktojë bën gabim, sepse më parë duhet që të trokasë tek drejtuesit bluzi.

E.Saliu/VipSport.al/