Luftëtari ndryshon “kokë”, një emër i ri vjen në krye të klubit

Luftëtari nuk është më skuadra e sezoneve të kaluara, por është kthyer në një klub të paorganizuar, situatë e cila është reflektuar edhe në fushën e lojës. Skuadra gjirokastrite është në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit të Kategorisë Superiore dhe trajneri Novi tashmë ka filluar të mendojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm në Kategorinë e Parë.

Së fundmi, edhe pse vendi ndodhet në një periudhë të vështirë dhe futbolli është në plan të dytë, Luftëtari ka vendosur të bëjë ndryshime në fashën drejtuese të klubit. Pas largimit të Artan Laze, vendi i administratorit kishte mbetur vakant dhe po kërkohej për një zëvendësues.

Në drejtim të klubit të Luftëtarit tashmë është vendosur një njeri që e njeh mjaft mirë ambientin brenda klubit. Vangjel Çavo është emëruar si administratori i ri i Luftëtarit, teksa ai ka qenë edhe më parë pjesë e bluzinjve, duke pasur pozicione të ndryshme drejtuese brenda klubit. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan