Luajti me Kukësin historik deri në turin e katërt, ish-mbrojtësi elbasanas thumbon me foton nostalgjike: 1 vit sport katër ture, po më shumë?

Roland Peqini e ka nisur karrierën me moshat e Elbasanait dhe më pas u pikas nga Dinamo, të cilët e afruan dhe fillimisht e atashuan pranë moshave, por duke e pasur edhe kontigjent të skuadrës së parë afro një dekadë e gjysmë më pare, duke qenë se bëhet fjalë pëtr një lojtar të talentuar që ishte pjesë e përfaqësueseve kuqezi të moshave.

Roland Peqini u huazua edhe te Apolonia në Superiore njw sezon, ndërsa më pas u rikythye për një vend stabël te Dinamo. Krahas bluve provoi që të veshë edhe fanelat e Kukësit, dhe Elbasanit apo Tiranës.

Por, në një postim që ka bërë në profilin e tij në “Facebook”, Roland Peqini kujton me nostalgji periudhën kur ai ishte pjesë e skuadrës së Kukësit. Skuadra zuri vendin e dytë dhe luajti për herë të parë në Europë, madje duke shkuar në turin e katërt e duke luajtur me ekipin e njohur turk të Trabzonsporit.

Ja postimi që ka bërë Roland Peqini….

E.Saliu/VipSport.al/