Lojtarët gjermanë solidarizohen, dy yjet e Bajernit dhurojnë 1 milionë euro për luftën me Covid-19

Koronavirusi tashmë i ka vënë gjithë vendet e Europës në vështirësi të mëdha financiare dhe çdokujt i nevojiten të ardhura për të kaluar këtë periudhë shumë të vështirë. Në Gjermani futbollistët kanë trguar një humanizëm të madh duke dhuruar shuma jo të vogla për të luftuar virusin e rrezikshëm.

Dy yjet e Bajern Mynih, Leon Goretzka dhe Xhoshua Kimish kanë vendosur të japin së bashku 1 milionë euro dhe të bëhen pjesë e nismës “We kick Corona”, që synon të mbledhë sa më shumë të ardhura për ta bërë më më të lehtë këtë luftë të ashpër me një virus tepër të rrezikshëm me një aftësi të madhe transmetimi.

Ky nuk është donacioni i vetëm i dy mesfushorëve, pasi më parë ata bashkë me shokët e kombëtares gjermane kanë hequr dorë nga 1.5 milionë euro, për t’i dhënë ata me qëllimin e mësipërm. Donacioneve të tyre pritet t’i bashkohen edhe shumë të tjerë, duke përfshirë biznesmenë të fuqishëm në Gjermani. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan