Lojërat Olimpikë vazhdojnë të rezistojnë, vendimi përfundimtar brenda 4 javësh

Thuajse çdo aktivitet sportiv i këtij viti po shtyhet, e sidomos ata madhorë. Por Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vazhdon të rezistojë dhe të mos vendosë që të shtyjë Lojërat Olimpike që janë planifikuar të mbahen në Tokio në gusht.

Sot pritej që të merrej vendimi për shtyrjen e tyre, por Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ka bërë të qartë nëpërmjet një komunikate se nuk e mendon për momentin një gjë të tillë, pasi duket se pala japoneze jep garanci se aktiviteti mund të zhvillohet në kushte normale pavarësisht koronavirusit.

“Në koordinim të plotë me Komitetin Organizator të Tokio 2020, autoritetet japoneze dhe qytetin, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të zhvillojë bisedime më të thella mbi situatën sanitare botërore dhe impaktin e saj mbi Lojërat Olimpike, mes të cilave edhe shtyrja e mundshme. Kemi si ide që të marrim një vendim brenda 4 javëve të ardhshme . Anullimi i Lojërave Olimpike nuk do të zgjidhë asgjë ndaj nuk është në rendin e ditës”, shkruhej në komunikatën e shpërndarë për mediat.

Gjithsesi, është e qartë se me gjysmën e aktiviteteve kualifikuese që nuk janë zhvilluar dhe me shumë Federata që kërkojnë shtyrjen e aktivitetit, edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të jetë i detyruar që herët apo vonë të marrë vendimin se ato nuk do të zhvillohen gjatë kësaj vere. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan