sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Llullaku i alarmuar: Nuk e kuptoj pse në Bjellorusi janë kaq moskokëçarës. Nuk është normale

Thuajse e gjithë bota ka ndaluar kampionatet e futbollit, por Bjellorusia këtë fundjavë ka filluar të sajin. Azdren Llullaku, ashtu si Elis Bakaj është detyruar që të zbresë në fushën e lojës dhe për të, kjo nuk është aspak normale. Normal nuk është as fakti se në atë vend, gjithçka vazhdon rregullisht, sikur të mos jetë duke ndodhur asgjë, ndërsa në gjithë botën është përhapur hija e zezë e një pandemie që po merr jetë njerëzish.

“Shumë e çuditshme. Ndoshta këtu nuk e kuptojnë ende sa serioze është situata edhe pse Bjellorusia ka shënuar më shumë se 50 raste infeksioni. Sinqerisht, nuk e kuptoj pse futbolli nuk është ndalur, nuk e kuptoj se si mund të jesh kaq i qetë dhe moskokëçarës ndaj një situate që po përfshin të gjithë botën. Kështu nuk shkon”, tha sulmuesi i përfaqësueses shqiptare nga Bjellorusia e largët ku të enjten ka zbritur në fushë me skuadrën e Shakhtor Soligorsk.

“Kudo luhet me dyer të hapura, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Por kjo situatë nuk është vetëm me futbollin. Fëmijët shkojnë në shkollë, njerëzit ecin në rrugë, shkon të blesh si normalisht… me pak fjalë gjithçka është normale”, shpjegoi Llullaku për “TMW”.

“Pjesa e stafit dhe lojtarëve bjellorusë janë të qetë, njëlloj me linjën e drejtuesve të vendit. Ne lojtarët që kemi familjet në Europë jemi të shqetësuar, jo shumë për vetën se jemi të rinj dhe të stërvitur, ndoshta rrezikojmë më pak, sesa për familjet tona. Ekziston frika se mund t’I transmetojmë virusin familjarëve ndaj nuk është e drejtë të rrezikohet kaq shumë.

Unë jam i shqetësuar, familja ime jeton në Itali, afër Trevizos. Normalisht është e mbyllur në shtëpi, siç duhet të jetë. Jam vazhdimisht në kontakt telefonik me ata dhe më vjen keq për situatën italiane në përgjithësi. Jam shumë i shqetësuar për familjen që këtu në Bjellorusi”, deklaroi Llullaku. /vipsport.al/