VIDEO / Tirana nuk bind por fiton ndaj Laçit, vazhdon arratia drejt titullin

Tirana ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në rrugëtimin drejt titullit kampion, duke mposhtur minimalisht 1-0 Laçin në “Air Albania”, për të krijuar një distancë shumë të rëndësishme ndaj ndjekësve në renditje.

Për ët fituar titullin kampion duhet të sigurosh pikët edhe atëherë kur nuk je në formën më të mirë dhe Tirana po e bën këtë. Pas një paraqitje pa shumë ngjyrë ndaj Flamurtarit, por me tri pikë, erdhi një e ngjashme ndaj kurbinasve sot, ku diferencën e bëri vetëm goli i Ngo pasi loja la shumë për të dëshiruar dhe ekipi i Egbo rrallëherë iu afrua portës së Stazhillës.

Përkundrazi, ishte edhe me fat kur miqtë goditën shtyllën në pjesën e parë të ndeshjes e shpërdoruan disa raste të tjera për të shënuar. Gjithsesi, në fund kanë rëndësi pikët dhe Tirana mori tre të tjera që e çuan në 9 pikë për momentin diferencën me Kukësin e vendit të dytë.

Tirana-Laçi 1-0
73′ Ngo

TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kobina, Torasa (79′ Sidibe), Ismajlgeci (65′ Halili), Ngo (88′ Hasani).
Trajner: Emanuel Egbo

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Selmani, Turkaj, Shehu, Lushkja (85′ Rapo), Deliu, Xhixha, Greca (68′ Prengaj), Jomba (81′ Marku).
Trajner: Armando Cungu

KV: Vangjeli / Selmani, Cungu, Stazhilla

Gjyqtar: Kreshnik Bajramaj

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 për Tiranën.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Kobina tenton një tjetër shpërthim në të djathtën, Ignjatoviç e ndal duke kaluar topin në fundore.

85’ Në fushë Rapo në vend të Lushkjes në radhët e kurbinasve.

83’ Laçi përpiqet që të ndryshojë ritmin e lojës, duke zhvendosur manovrën në gjysmëfushën kundërshtare, por nuk arrin të gjejë hapësira për të gjuajtur në portë.

79’ Largohet Torasa për t’i bërë vend Sidibe, zëvendësimi standard i Egbo në këto javë.

75’ Kobina shpërthen në krahun e djathtë dhe provon të pasojë në qendër për Tiranën, Stazhilla me këmbë e ndal.

73’ GOOOL Tirana, shënon Ngo. Pas një harkimi nga e djathta, sulmuesi shtatlartë përfiton nga një dalje e gabuar e Stazhillës për të tundur rrjetën.  

70’ Ngo niset drejt portës së Laçit me shpejtësi, por ndërhyrja e Turkajt është perfekte dhe i heq sulmuesit shtatlartë topin nga këmbët.

68’ Cungu detyrohet të largojë nga fusha Grecën për dëmtim dhe aktivizon Prengajn.

67’ Një pasim i gabuar mbrapa i Muçës rrezikon Likën por Jomba nuk përfiton.

66’ Lëvizja e parë e Ngo është aktivizimi i Halilit në vend të Ismajlgecit.

61’ Stazhilla ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.

60’ Goditje dënimi nga e djathta për Tiranën, topi harkohet në shtyllën e dytë për Vangjelin por Stazhilla kupton gjithçka dhe del e kontrollon para lojtarit bardheblu.

59’ Pjesa e dytë ka pasur shumë pak lojë efektive për shkak të vonesave e faulleve të shumtë nga të dy skuadrat.

55’ Ndërhyrje e rrezikshme e Bathës, gjyqtari i fal një karton të verdhë mesfushorit të Tiranës.

50’ Kobina mundohet të godasë në pozicion qendror në hyrje të zonës, Stazhilla pret i sigurt.

48’ Një top i Bathës në qendër nga e majta, largohet nga mbrojtja, me bardheblutë që pretendojnë për një prekje topi me dorë në zonë.

48’ Tirana e nis shumë agresive pjesën e dytë duke kërkuar që të prodhojë rastet që i kanë munguar në fraksionin e parë të ndeshjes.

46’ Fillon pjesa e dytë pa zëvendësime mes skuadrave.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+1’ Goditje nga këndi për Laçin, topi harkohet te Selmani i cili me kokë gjuan përsëri drejt katërkëndorit, por sfera devijohet në fundore.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Kobinah nuk arrin të përfitojë nga një pasim në qendër për të rrezikuar portën e miqve, duke lënë që topi të kalojë te Stazhilla.

41’ Pas disa minutash ku loja është ndërprerë disa herë për faulle, vjen shkëndija e radhës e Tiranës me Bathën i cili provon nga distanca, por fluturon sferën shumë lart mbi traversë.

34’ Ka fituar më shumë hapësira Tirana në këto minuta duke zhvendosur lojën në gjysmëfushën kundërshtare me Laçin që i beson kundërsulmeve.

30’ Selmani është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë në këtë ndeshje.

28’ Shtylla shpëton Tiranën. Pas një goditje dënimi nga thellësia, Ignjatoviç me kokë gjuan në portë dhe vetëm shtylla në të majtë shpëton Ilion Likën.

22’ Xhixha provon një nga depërtimet e zakonshme të tij nga krahu i majte, por gjuajtja është e pasaktë dhe përfundon larg katërkëndorit.

19’ Harkim i rrezikshëm nga e djathta në zonë e Laçit, Stazhilla detyrohet të dalë dhe të grushtojë topin.

18’ Kobinah gjen hapësirën dhe provon të gjejë portën me një gjuajtje me të majtën nga jashtë zonës, Stazhilla pret i qetë në pozicion në dy kohë.

14’ Aksion nga krahu i djathtë për Laçin. Fangaj pason në qendër për Xhixhën i cili gjuan por nuk gjen katërkëndorin e Likës.

10’ Aksion i gjatë i Laçit, me pasime që nxjerrin Grecën të lirë në krahun e djathtë, por gjuajtja e tij nuk është as drejt kuadratit dhe as pasim për shokët e sulmit.

7’ Selmani mbyll në momentin vendimtar Ngo i cili po i afrohej zonës në krahun e djathtë të sulmit.

6’ Mundohet të fitojë terren Laçi, duke qarkulluar topin pranë zonës kundërshtare por nuk gjuan në katërkëndorin e bardhebluve.

3’ Top në thellësi për Kobinah, Stazhilla kontrollon me qetësi gjithçka.

1’ Fillon ndeshja në “Air Albania”