LISTA / Nga 100 mijë euro te rekordi i CR7, nga sa para hoqën dorë yjet e Juves. Vendi i dytë një surprizë

Vendimi i lojtarëve të Juventusit për të hequr dorë nga rroga e katër muajve ka bërë xhiron e botës, pasi pakkush e priste një vendim kaq drastik të bardhezinjve, edhe pse bëhet fjalë për një emergjencë të mirëfilltë. Bardhezinjtë kanë dhënë një shembull të rrallë se si ata që përfitojnë shifra të mëdha, kanë luksin që në këtë periudhë të lënë mënjanë egon dhe të mendojnë për të tjerët dhe se si të ndihmonin klubin që të përballonte sa më mirë këtë periudhë të vështirë.

Por nga sa kanë hequr dorë futbollistet? Këtë e kanë zbuluar mediat italiane të cilat duke bërë përllogaritjet e rrogave të tyre kanë treguar se për pjesën më të madhe të skuadrës, bëhet fjalë për shifra që kalojnë 1 milion euro neto për 4 muajt që u kanë falur bardhezinjve.

Ai që ka sakrifikuar më shumë është padyshim Kristiano Ronaldo, i cili ka hequr dorë nga 10,3 milionë euro dhe sipas mediave italiane, e ka bërë këtë me një pranim të menjëhershëm, i ndërgjegjshëm se nuk bëhej fjalë për një situatë normale. Por ka rënë në sy se si lojtari i dytë që humb më shumë nga kjo marrëveshje është pikërisht një nga prurjet e fundit të bardhezinjve, mbrojtësi Matijs De Ligt, i cili ka shkurtuar me 2,6 milionë euro të ardhurat e tij për këtë vit.

LISTA
Pinsoljo 100 mijë euro
Bufon 500 mijë euro
Demiral 600 mijë euro
Pjaca 666 mijë euro
Bentakur 830 mijë euro
De Shiljo 1 milion euro
Rugani 1,1 milion euro
Kielini 1,1 milion euro
Kuadrado 1,1 milion euro
Matuidi 1,1 milion euro
Shçzesnji 1,1 milion euro
Bernardeski 1,3 milion euro
Danilo 1,3 milion euro
Aleks Sando 1,6 milion euro
Bonuçi 1,8 milion euro
Khedira 2 milionë euro
Duglas Kosta 2 milionë euro
Sarri 2 milionë euro
Pjaniç 2,1 milionë euro
Ramsei 2,3 milionë euro
Rabio 2,3 milionë euro
Dibala 2,4 milionë euro
Higuain 2,5 milionë euro
De Ligt 2,6 milionë euro
Ronaldo 10,3 milionë euro