Lika: Novi ka futur një frymë pozitive në skuadër, shpresoj të kaloj virusi dhe të kthehen tifozët

Griseld Lika ka qenë një nga futbollistët që ka spikatur më së shumti për Luftëtarin në këtë sezon. Edhe në ndeshjen e kaluar të kampionatit ndaj Bylisit, sulmuesi ishte një nga më të mirët në fushën e lojës teksa shënoi golin për gjirokastritët.

Në një prononcim për RTSH Sport, Lika thekson se trajneri Novi ka futur një frymë pozitive në skuadër pasi e njeh mirë ambientin. Ndërkohë, Lika shpreson që virusi që ka prekur vendin tonë të kalojë sa më shpejt që të rikthehen njerëzit në stadiume.

“Trajneri Novi ka futur një frymë pozitive, pasi e njeh mirë kampin dhe ambientin tonë se ka qenë këtu. Stërvitem çdo ditë për goditjet standarde dhe golat vijnë. Tifozët janë oksigjeni se na japin kurajo në shumë ndeshje, shpresoj të mbyllet sa më shpejtë virusi dhe tifozët të kthehen pasi pa ta futbolli është i kotë. Gjirokastrën se ka prekur akoma, djemtë marrin disifenktues me vete dhe mundohemi të shmangim kontaktet. Shpresojmë të kalojë sa më shpejt dhe të rikthehet normaliteti”, tha Lika.  /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan