Lika: Goli ishte një harkim por pata fat, të ardhmen time e dinë drejtuesit

Griseld Lika i dhuroi një pikë Luftëtarit me golin e tij sot në ndeshjen ndaj Bylisit. Për sulmuesin ishte goli i katërt në Superiore,  ndërsa në prononcimi për Supersport pas ndeshjes u shpreh i sinqertë se nuk e kishte menduar të godiste në portë, por harkimi shkoi në trajektoren e duhur dhe realizoi.

Ndër të tjera, Lika tha se për të ardhmen e tij e kanë në dorë drejtuesit e Luftëtarit, edhe pse do i pëlqente të qëndronte në Superiore.

“Të them të drejtën ishte më shumë një harkim, por edhe fati im. Duam të japim maksimumin derisa matematika të na lejojë. Ia dedikoj menaxherit, më ka qëndruar. Kam pasur kontakte me ekipe në Superiore, por të ardhmen e dinë vetëm drejtuesit e Luftëtarit. Shpresoj të qëndroj në Superiore”, tha Lika.

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan