LIGA E EUROPËS / Rezultatet dhe golat. Ekipi i shqiptarëve bën çudinë (VIDEO)

Liga e Europës luajti sot 6 nga 8 ndeshjet e saj të parashikuara për këtë fazë nga e cila duhet të dalin emrat e 8 ekipeve çerekfinaliste. Dy prej tyre janë shtyrë për një periudhë të pacaktuar nga UEFA si pasojë e koronavirus, pasi ishin duele mes ekipeve italiane dhe spanjolle, dy prej vendeve me të goditura nga infeksioni vdekjeprurës.

Edhe sot, një pjesë e ndeshjeve u luajtën me stadiume të boshatisura, si pasojë e situatës me këtë infeksion dhe vendimeve të qeverive të ndryshme për të ndaluar përhapjen e COVID-19 ndërsa qarkullon realisht ideja se këto mund të jenë ndeshjet e fundit ndërkombëtare për këtë edicion.

Pas ndeshjeve të sotme, duket i sigurt kualifikimi i Mançester Junajtid, ndërsa surprizën më të madhe e ka bërë Bazeli duke fituar 3-0 ën fushën e Eintraht Frankfurt, siç nuk e priste askush.

REZULTATET

Olimpiakos-Ullvërhempton 1-1
54′ El Arabi / 67′ Neto

Rejnxhërs-Bajer Leverkusen 1-3
75′ Edmundson / 37′ (p) Havertz, 67′ Aranguiz, 88′ Bejli

Volfsburg-Shakhtar Donjetsk 1-2
48′ Bruks / 17′ Moraesh, 73′ Antonio

Bashakshehir-Kopenhagë 1-0
88′ (p) Viska

Eintraht Frankfurt-Bazel 0-3
27′ Kampo, 73′ Bua, 85′ Frai

LASK-Mançester Junajtid 0-5
28′ Ighalo, 58′ Xhejms, 82′ Mata, 90’+2′ Grinud, 90’+3′ Pereira