Leo Mesi bën bilancin e talenteve, zgjedh 15 më të mirët

Leo Mesi i ka kaluar prej kohësh të 30-tat dhe po i drejtohet fundit të karrierës, me yje të tjerë, që mund të marrin fronin e tij në të ardhmen. Argjentinasi ka vendosur të tregojë 15 të rinjtë më të mirë, sipas këndvështrimit të tij. Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” ka shkruar emrat e tyre dhe nuk ka hezituar as të japë një vlerësim për secilin. Surpriza? Nuk është Ansu Fati.

Lista e Mesit:

Trent Aleksander-Arnold- “Një mbrojtës i mrekullueshëm në të dyja fazat e lojës, ai është e ardhmja”.

Kristian Pulisiç– “Ai ka ekuilibër dhe shkathtësi të madhe”.

Mason Maunt– “Kur e shoh atë teksa luan, dalloj se ka potencialin të jetë një nga më të mirët”.

Fill Foden- “Ai do të bëjë gjëra të mahnitshme. Ka një talent të madh.”

Xhejdon Sanço- “Aftësia e tij për të dribluar mbrojtësit është mbresëlënëse.”

Luka Joviç- “Një lojtar magjik që e bën të pamundurën, të mundur”.

Kai Havertz– “Krijimi i tij para portës është aq mbresëlënës për një lojtar kaq të ri”.

Eder Militao- “Një talent fenomenal dhe një kundërshtar i ashpër”.

Osman Dembele- “Ritmi i tij është i frikshëm në stërvitje”.

Husem Auar– “Ai është gjithmonë i qetë me topin në këmbë dhe gëzon një cilësi të shkëlqyer teknike”.

Frenki de Jong- “Një nga nga pasuesit më të përkryer që kam parë ndonjëherë në moshën e tij”.

Zhoao Feliks- “Një nga lojtarët e rinj më të mirë në botë tani”.

Kilian Mbape- “Është kaq i shpejtë dhe finalizues perfekt. Shumë i rrezikshëm”.

Xhoshua Kimmish- “Një mbrojtës shumë i talentuar, i cili jep kaq shumë asistime”.

Benxhamin Pavard- “Një mbrojtës me cilësi të larta, që mund të godasë aq mirë”. /vipsport.al/