Lebron Xhejms kërcënon: Nuk luaj pa tifozët në arenë, bëni çfarë të doni

Për të shmangur përhapjen e Koronavirusit, bota e sportit është detyruar të marrë masa parandaluese. Kështu, një nga vendimet është që ndeshjet e futbollit të luhen me dyer të mbyllura pa praninë e tifozëve. Ky rregull po aplikohet në Itali, ndërsa në Zvicër e Francë disa ndeshje janë shtyrë.

Por, tashmë në Amerikë po ndjekin me vëmendje situatën e Koronavirusit dhe drejtuesit e NBA janë të gatshëm të aplikojnë formulën e të luajturit të sfidave të basketbollit pa praninë e tifozëve. Një ide e tillë, edhe pse me qëllimin e mirë për të shmangur virusin, nuk është pranuar aspak nga ylli i Los Anxhelos Lejkërs, Lebron Xhejms.

Basketbollisti i famshëm ka theksuar se pa praninë e tifozëve ai nuk ka ndërmend të luaj. “Të luajmë ndeshjet pa praninë e tifozëve? Jo, e pamundur. Unë nuk kam për të luajtur në këtë mënyrë. Unë luaj për tifozët që janë të pranishëm në arenë dhe nëse ata nuk janë… Loja është për këtë, të luash për shokët e skuadrës dhe fansat e tu. Nëse shkoj në një arenë dhe nuk ka tifozë, unë nuk do të luaj. Të bëjnë çfarë të duan”, u shpreh Xhejms. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan