Lajpcigu kthen lojtarët në stërvitje, plasin polemikat në Gjermani

Plasin polemikat në Gjermani, pas një nga klubet kryesore në vend ka vendosur që të kthejë përsëri lojtarët në stërvitje, në mes të krizës që ka shpërthyer për koronavirusin. Klubi i dha vetëm një javë pushim futbollistëve dhe i ktheu që sot në stërvitje, nën masa të rrepta sigurie për shëndetin.

Sipas burimeve të klubit për mediat gjermane, ishin vendosur kushte të mëdha sigurie duke evituar plotësisht kontaktin e lojtarëve me njëri-tjetrin, duke bërë stërvitje me grupe të vogla lojtarësh, ndërsa edhe ndërrimi i rrobave do të ishte në dhoma zhveshjeje individuale. Drejtori sportiv Markus Kroshe deklaroi se lojtarët do të bënin edhe punë me top, por duke l bërë ushtrimet individualisht.

Futbollistët kishin bërë dush plotësisht të izoluar nga njëri-tjetri ndërsa drekën e kishin marrë me vete në shtëpitë e tyre. Një ngjarje që ka krijuar shumë polemika, pasi Gjermania është në mes të një krize të rëndë, pasi është ndër vendet që është prekur më shumë aktualisht nga koronavirusi dhe kjo sjellje e skuadrës çerkefinaliste të Ligës së Kampioneve, është cilësuar shumë e gabuar nga publiku i gjerë. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan