Lajm pozitiv për Sindikatën e Futbollistëve, pranohet kërkesa e aplikimit në FIFPro

Lajme të mira vijnë nga Sindikata e Futbollistëve Shqiptareë me në krye Andi Lilën. Sindikata në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale ka njoftuar se tashmë i është pranuar aplikimi për të qenë pjesë e FIFPro, e cila është edhe Federata Internacionele e Futbollistëve Profesionist. Kështu, pas plotësimit të disa kushteve edhe Sindika e Futbollistëve në Shqipëri mund të bëhet anëtare, e në këtë formë çështjet dhe kauzat e tyre mund të bëhëm më të lehta për t’u zgjidhur.

Deklarata e Sindikatës së Futbollistëve Profesionist:

Të nderuar miq dhe dashamirës. Dua t’ju njoftoj se sot pas komukimimeve intesive që kemi patur me FIFPro, eshte pranuar kerkesa e Sindikates së Futbollistëve Profesionistë Shqiptare për të aplikuar për antaresim në këtë organizatë duke na caktuar edhe detyrat që ne duhet te kryejme.

Sigurisht që mbrojtja e të drejtave të futbollisteve Shqiptare nga sot hynë në një dimension tjeter pasi nuk do të jetë vetem Sindikata jonë ajo qe do të mbrojë këto të drejta por sëshpejti edhe FIFPro.

Shumë shpejt të gjitha problemet me të cilat perballen futbollistët Shqiptare si pagat, siguracionet etj, do ti behen prezente FIFPro dhe në këtë menyre edhe zgjidhja e tyre mendoj se do të jetë me e lehtë. Si të gjithë koleget e tyre në mbarë boten edhe futbollistet Shqiptare do të marrin në dorë zgjidhjen e problemeve të tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.