sex hikayeleri porno izle kartal escort

Laçi shpreson te rikthimi i dy titullarëve të huaj në “derbin” e Europës

Laçi këtë fundjavë ka një ndeshje delikate dhe pret në fushën e vete skuadrën e Teutës. Të dyja ekipet duan që të zënë një vend në Kupat e Europës, ndërsa kurbinasit në sfidën ndaj Tiranës, në fundjavën e shkuar kishin dy mungesa të rëndësishme.

Bëhet fjalë për sulmuesin Kirian Nuabueze që pësoi dëmtim në sfidën me Bylisin në kampionat, si dhe brazilian Teko França, një nga lojtarët titullarë dhe ndër më të spikaturit e pjesën e parë të sezonit.

Kurbinasit rikthehen në shtëpi pas disfatës me Tiranën dhe synimi i tyre në këtë duel vendimtar për Europën është marrja e tri pikëve. Por trajneri Armando Cungu shpreson që të ketë edhe grupin e plotë në këtë ndeshje.

E.S./VipSport.al/